Brazili kërkon shpjegim nga SHBA-ja për spiunim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2013, 09:45
Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, ka kërkuar shpjegim nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara, pas raporteve se Agjencia për Siguri Kombëtare (NSA) ka spiunuar gjigantin brazilian të naftës, Petrobras.Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e saj, Rousseff ka thënë se nëse raportet janë të vërteta, Shtetet e Bashkuara kanë spiunuar për “përfitimet e tyre ekonomike dhe strategjike” dhe jo për arsye kundërterroriste apo të sigurisë.Deklarata thotë se Petrobras nuk është kërcënim për sigurinë e asnjë vendi.Petrobras është kompania më e madhe e Brazilit dhe udhëheqës botëror në kërkimin e naftës në ujëra të thella.Raportet për spiunazh citojnë dokumente të publikuara nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden.