Konflikti për emrin, Ali Mehmeti nesër në Athinë, takon Venizelos

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen e emrit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, vazhdon ofensivën e tij diplomatike. Ahmeti të Hënën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Athinë, për të takuar zv.kryeministrin dhe shefin e diplomacisë greke, Evangelos Venizelos. Shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi, njoftoi se fushata diplomatike e BDI-së, është me qëllim që të gjendet një zgjidhje për emrin.Ali Ahmeti, do të vizitojë edhe vende tjera Evropiane, të cilat mund të ndihmojnë në kapërcimin e barrierave për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.Në partinë e Ahmetit vlerësojnë se për zgjidhjen e çështjes së emrit, nevojitet vullnet i autoriteteve vendore dhe një lidership, i cili do të marrë vendime të guximshme, vendime të cilat garantojnë të ardhme të sigurt drejtë NATO-s dhe BE-së.