Armenia i bashkohet Unionit Doganor

 Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, ka deklaruar se vendi i tij ka vendosur që t’i bashkohet Unionit Doganor, të udhëhequr nga Rusia.Sarkisian ka thënë se Armenia është gjithashtu e gatshme për të marrë pjesë në formimin e unionit ekonomik euroazaiatik.Ai i ka bërë këto komente të martën në Moskë, gjatë takimit me presidentin rus, Vladimir Putin.Ky i fundit ka thënë se vendimi i Jerevanit për t’iu bashkuar “procesit të integrimit euroaziatik” do të thellojë marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve.Shtetet anëtare të Unionit Doganor – Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani  kanë lansuar vitin e kaluar të ashtuquajturën Hapësirë të Përbashkët Ekonomike.Ato kanë thënë se qëllim i tyre është që të ndërtojnë unionin ekonomik euroaziatik më 2015, të modeluar sipas Bashkimit Evropian.Moska u ka bërë thirrje disa shteteve ish-sovjetike që t’i bashkohen procesit.