Vrau saldatorin, gjykata “arrest me burg” për Arenc Shehun
"Arrest me burg" është masa e sigurisë që dha gjykatat e Tiranës për 30-vjeçarin Artenc Shehu, i dyshuari për vrasjen me grushta të saldadorit Gëzim Karaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në 28 gusht në lagjen e “Ali Demit” në Tiranë ku 60-vjeçari është konfliktuar me një vajzë të re, e cila ishte e dashura e Shehut.Ajo ka njoftuar menjëherë 30-vjeçarin për këtë zënkë dhe ky i fundit e ka goditur me grushtë, duke e lënë pa jetë. Ky është versioni i dhënë nga Policia e shtetit. I afërt me këtë version është dhe ai i prokurorit të çështjes, i cili tha se 30-vjeçari ka kryer veprën penale, është arrestuar në flagrancë dhe minimumi i dënimit të një vepre të tillë është jo më pak se 20 vjet. Dëshmitarë për këtë ngjarje ka qenë edhe bashkëshortja e viktimës.Avokati i të pandehurit, Ardian Leka, tha se për klientin e tij qëndron akuza "vrasje nga pakujdesia" . Sipas avokatit, Shehu nuk është arrestuar në flagrancë sepse nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, nuk është person i rrezikshëm sepse nuk ka preçedent penal. Versionin e vrasjes nga pakujdesia dhe vetëm më shuplakë e grushtë, avokati Leka e bazoi edhe në raportin mjekoligjor nga QSUT se mbi viktimën nuk ka shenja nga përdorimi i mjeteve të forta si levë, siç ka thënë bashkëshortja dhe dëshmitarët në vendin e ngjarjes.Vetëm një një ditë më parë Prokuroria e Tiranës ka ngritur akuzën e "vrasjes nga pakujdesia", për Shehun, ku sipas saj viktima është goditur me grushtë dhe ka vdekur rrugës për në spital.