“Ura e Zogut” shkon për skrap, vidhen parmakët metalikë

Mania e vjedhjes së hekurit për skrap ne Burrel,nuk kursen as Monumentet e Kulturës.Parmakët metalikë dhe një pjesë e shtresës së poshtme të Urës së Zogut mbi lumin Mat janë prerë dhe janë vjedhur. Gjatë një vëzhgimi të bërë me kameran tonë shihet qartë dëmtimi që i është bërë kësaj vepre, duke i hequr çdo pjesë metalike të saj në sipërfaqe.Vetëm pjesa e betonuar është ende e paprekur, shtresa e saj dhe harqet për të cilat edhe shquhet kjo urë në strukturën e saj të veçantë.Po ashtu, dëmtues të këtij Monumenti Kulture nuk janë vetëm "mbledhësit e skrapit", por edhe shfrytëzimi pa kriter i shtratit të lumit Mat, që ka bërë të mundur zbulimin e këmbeve të urës, të cilat tashme e kane te shkruar destinacionin,prerja dhe shitja per skrap.Edhe pse shqetësimi është ngritur shpesh herë në media asnjë person nuk është ndaluar dhe asnjë masë nuk është marrë për ruajtjen e urës së Zogut. Banorët e zonës shprehen jashtë kameras tonë se duhet të vendosen roje nga ana e policies, sidomos gjatë orëve të natës pasi ura po shkon drejt shëmbjes.Ura e Zogut është ndërtuar në vitin 1927 me fondet të qeverisë së atëhershme italiane dhe ruhet nga ligji "Për trashëgiminë kulturore" i cili nuk po zbatohet në këtë rast. Ura është projektuar nga inxhiniere italiane dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga pertej detit.Vite më parë ka ekzistuar një rrjet kujdestarësh të Monumenteve, të cilët kontrollonin të gjithë territorin e Shqipërisë. Që prej vitit 2006 ata u pezulluan dhe tashmë këto objekte kulture janë në mëshirë të fatit.