Makina më e sigurtë për momentin është Tesla S, makina 100% elektrike
Testimi i pavarur nga Adminsitrata Kombëtare e Trafikut në Rrugë (NHTSA anglisht) i ka dhënë modelit Tesla S një notë prej 5 yjesh, jo vetëm në përgjithësi, por në të gjitha nënkategoritë pa përjashtime. Përafërsisht një përqind e të gjitha makinave të testuara e kapin nivelin e pesë yjeve në përgjithësi. AKTRr nuk publikon ndonjë notë mbi pesë yje, megjithatë, pike mbi pesë mund të mblidhen nga shumatorja e nënkategorive, ku Modeli S arriti një rekord të ri prej 5.4 yjesh.
Prej të gjitha makinave të testuara, duke përfshirë këtu të gjitha markat dhe modelet më të famshme të miratuara për shitje në Shtetet e Bashkuara, Modeli S vuri një rekord të ri përsa i përket probabilitetit të plagosjes së pasagjerëve në rast aksidenti. Edhe pse modeli S është një sedan, ai githashtu e kaloi notën e sigurisë edhe të të gjitha fuoristradave dhe mini-furgonave. Kjo notë jepet duke shumuar probabilitetin e plagosjes nga përplasjet ballore, anësore, nda prapa dhe nga rrotullimi në ajër i makinës.
Tesla S ka avantazhin se përpara nuk ka një bllok motorik të madh, duke krijuar kështu një hapsirë më të madhe për të përthithur përplasjen e shpejtësisë së madhe. Për testin e përplases anësore, që mbahet si më i vështiri për t'u kaluar, modeli S ishte e vetmja makinë në kategorinë "mirë" krahasuar me 1% të makinave të tjera më të mira. Përplasja nga prapa ishte një tjetër test i rëndësishëm duke qënë se zakonisht vendosen një ndarje e tretë për fëmijët. Për këtë, Tesla vendos një zbrapës të dyfishtë në rast se porositet një ndarje e tretë për fëmijët.
Bateria me jone litiumi i Modelit S nuk mori flakë në asnjë rast përpara, gjatë apo pas testeve të AKTRr. është e rëndësishme të përmendet se nuk është raportuar kurrë që një bateri e Teslas të këtë qënë shkaktare për zjarrin e makinës.