“Droga” mban të lidhur Khloe Kardashian dhe Lamar Odom

Ka kaluar një kohë e gjatë që nga diskutimet e ndryshme rreth fundit të martesës së Khloe Kardashian dhe Lamar Odom. Në arsyet e mundshme që qarkullonin, kryesisht bëhej fjalë për tradhëti bashkëshortore nga ana e basketbollistit të NBA. Edhe pse u vërtetua për herë të dytë, tashmë mediat amerikane kanë zbuluar arsyjen e vërtetë përse Khloe nuk po i jep fund martesës së saj. Sipas tyre anëtarja e "Keeping Up With Kardashians" po përpiqet të bëjë më të mirën e saj për të shpëtuar Lamarin nga varësia 2-vjeçare që ai ka nga lëndët narkotike.Gjatë verës së kaluar çifti pati një diskutim të forte, pasi Khloe këmbëngulte që Lamar të rehabilitohej dhe gjithçka të shkonte siç duhej me shëndetin e tij, pasi kjo ishte më e rëndësishmja, por ai nuk ishte dakord. Pas shumë tentativash 28-vjeçarja arriti ta bindte, por përsëri nuk ishte e sigurtë në qoftë se ai do t`i qëndronte fjalës së dhënë.Keshtu që, ajo punësoi një detektiv privat për ta ruajtur 24 orë gjatë momentit që ai do të shkonte të shërohej, për t`u siguruar që ai nuk do ta gënjente duke ndenjur më pak ditë se duhej. Khloe u njoftua pas javës së pare se Lamar kishte menduar ta braktiste qëndrën e rehabilitimit, prandaj ajo i bëri një vizitë të papritur për ta stimuluar. Pas tre javësh ai u shërua pjesërisht dhe shkëlqeu në ndeshjen përfundimtare të sezonit.Tashmë mësohet se Lamar ju rikthye sërish varësisë së dikurshme ndaj këtyre substancave, por një burim shpjegon se bashkëshortja e tij nuk ka njoftuar asnjë avokat lidhur me nisjen e proçedurave të divorcit, pasi edhe përse ai nuk i qëndroi besnik martesës së tyre, për Khloen kryesorja është të shpëtojë basketbollistin dhe shëndetin e tij.