Skenari për një paketë të re financiare, zyrtari i BQE mbërrin sot në Athinë

Zyrtari i Bankës Qendrore Europiane, Joerg Asmussen, mbërrin sot në Athinë për bisedime lidhur me reformat në Greqi, por edhe zhvillimet në Eurozonë. Asmussen do të takohet me ministrin e financave Janis Sturnaras dhe me presidentin e Bankës Kombëtare Jorgos Zanias.Ai do të takohet gjithashtu me guvernatorin e bankës qendrore të Greqisë Jorgos Provopulos, por edhe me përfaqësues të biznesit.Sipas burimeve nga Ministria e Financave, vizita në Greqi e anëtarit të bordit drejtues të BQE, është shumë e rëndësishme dhe realizohet në momentin që po intensifikohen skenarët për një paketë të re ndihme ndaj Greqisë.Sa i përket çështjes së diskutueshme të një reduktimi të ri të borxhit grek, Asmussen është shprehur kundër, duke thënë se Greqia duhet më së pari të merret me reformat e nevojshme.