Ditë gjati nuk bëhet ditë shkurtër

Pak ditë më parë një 22 vjeçar nga Indiana, SHBA, i mbijetoi përplasjes me një tren të llojit Amtrak që udhëtonte me 170 Km/h. I riu pati si pasojë vetëm thyerjen e disa kockave, pavarsisht se fluturoi më shumë se 6 metra larg shinave.Darryle See po ecte mbi shinat e trenit që lidh Michigan City me Indianën kur ndodhi aksidenti. Makinisti i trenit raportoi se i kishte rënë borisë disa herë por See, i cili dëgjonte muzikë me kufje në vesh, nuk e kishte degjuar mesazhin paralajmërues."Makinsti tha se ishte nje përplasje e drejtpërdrejtë" - raporton John Boyd, majori i policisë të LaPorte County.Boyd tha gjithashtu se është hera e parë në karrierën e tij 20 vjeçare që bëhet dëshmitar i një ngjarjeje të këtillë, askush nuk mund t'i mbijetojë një aksidenti të këtillë.Boyd shtoi se kur mbërritën në vendin e ngjarjes See ishte i vetëdijshëm dhe ai nuk kishte për ta kuptuar kurrë që ai ishte viktima, ai ka parë edhe më parë njerëz që përplasen nga treni dhe shton që pamja e trupave të viktimave është shumë më ndryshe nga ajo e kësaj here.Familjarët e See thonë që ai ka fraktura në kockën e legenit dhe disa plagë në qafë të cilat nuk përbëjnë rrezik për jetën, vetë See ka thënë se ai nuk mban mend asgjë, prveç çastit kur u zgjua përdhe në krah të shinave.