Daçiç kërcënon liderët e veriut që të marrin pjesë në zgjedhje

Kryeministri serb, Ivica Daçiç ka kërcënuar me shkarkim të gjithë krerët e komunave veriore të Kosovës, nëse vazhdojnë të kundërshtojnë politikat e qeverisë serbe.Kërcënimi i kryemisnitrit serb vjen pasi  liderët e veriut të kosovës  shprehën së fundmi se do të bojkotojnë  zgjedhjet lokale të 3 Nëntorit në Kosovë."Askush nuk ka të drejtë të kundërshtojë  politikat që janë në favor të interesave kombëtare të Serbisë", tha Daçiç për mediat serbe.Daçiç  theksoi se me zgjedhjet e 3 Nëntorit serbët në Kosovë do kenë përfaqësuesit e tyre të cilët do të jenë të pranueshëm edhe për bashkësinë ndërkombëtare dhe nuk do të jenë më si struktura paralele, të cilat nuk i njeh askush."Ne insistojmë që serbët të marrin pjesë në këto zgjedhje, sepse nga organet lokale do të formohet më pas edhe Bashkësia e Komunave Serbe që është në interesin e Serbisë dhe së tepërmi, të serbëve që jetojnë në Kosovë", tha Daçiç.Kryeministri serb përsëriti  edhe një herë dëshirën e tij që serbët e veriut të shkojnë në zgjedhje me një listë të përbashkët.Ndërkaq të Martën pritet që presidenti serb, Tomislav Nikoliç, të takojë sërish përfaqësuesit e këtij komuniteti në mënyrë që ti bindë të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 Nëntorit.Një dështim i pjesëmarrjes së palës serbe në zgjedhje do të vlerësohej nga Brukseli si dështim i zbatimit të Marrëveshjes së 19 Prillit, nga i cili Serbia do të rrezikonte seriozisht marrjen e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.