Ohri rrezikon të përjashtohet nga UNESCO

UNESCO është duke shqyrtuar mundësinë  për përjashtimin e Ohrit dhe të Liqenit të Ohrit nga lista e trashëgimisë së mbrojtur kulturore dhe natyrore.Ka kohë që UNESCO është duke analizuar dhe vlerësuar kriteret për njohjen e statusit të mbrojtjes së Liqenit të Ohrit edhe nga pala shqiptare, sepse nën mbrojtjen e UNESCO-së aktualisht është vetëm qyteti i Ohrit dhe pjesa e Liqenit të Ohrit që i takon Maqedonisë.Gjatë shqyrtimit të kërkesës së konkurimit të pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit dhe Pogradecit,  UNESCO paralelisht me këtë, është duke shqyrtuar edhe mundësinë për përjashtimin e Ohrit dhe të Liqenit të Ohrit nga lista e trashëgimisë së mbrojtur kulturore dhe natyrore.Një Komision i ekspertëve  pritet së shpejti të zbarkojnë në Ohër dhe të investigojë gjendjen faktike.Ky komision që është duke u përgatitur për këtë vizitë investiguese, pritet të arrijë në Maqedoni-në Ohër, nga fundi i muajit shtator ose në fillim të muajit tetor, ku do të ketë ekspert dhe specialist të fushave të ndryshme, që do të verifikojnë dhe dokumentojnë gjithë ate se çfar po ndodhë dhe çfarë mund të ndodhë në Ohër dhe rreth Liqenit të Ohrit.