Deputetë shqiptarë mbështesin nismën për një Shqipëri Natyrale

Peticionin për Shqipërinë Natyrale deri më tani e kanë nënshkruar 37 deputetë. Kjo nismë është mbështetur edhe nga deputetë shqiptarë të Parlamentit të Maqedonisë.Nga BDI, PDSH dhe RDK preferojnë të heshtin lidhur me pretendimin se anëtarët e Parlamentit të Maqedonisë e kanë nënshkruar peticionin.Ndryshe, deri në nëntor të këtij viti mbi 1 milionë nënshkrime do t’i dorëzohen Uashingtonit, Berlinit, Vjenës, Parisit, Londrës dhe Brukselit, ku do të pasqyrohet vullneti i shqiptarëve në të gjitha trojet ku jetojnë si dhe i diasporës shqiptare në perëndim, që shqiptarët e Ballkanit perëndimor të jetojnë në një shtet të vetëm, me kryeqytet Tiranën.“Deri më 28 nëntor të këtij viti, do të befasoheni se sa shumë nënshkrime do të grumbullohen në mbështetje të idesë për bashkimin e shqiptarëve në një territor- në kufijtë e paraparë më aktin e para 100 vjetëve, në kohën e Parlamentit të Vlorës më 1912, deklaroi Koço Danaj, kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale.Danaj, kohë më parë filloi të grumbullojë nënshkrime nga shqiptarët kudo që jetojnë në mbështjetje të kësaj ideje.Ndërkohë, ende nuk janë bërë publik emrat e deputetëve shqiptarë në Maqedoni të cilët kanë firmosur peticionin për një Shqipëri Natyrale.