Qeveria greke, mbarojnë pushimet, nis puna për reformat
Kryeministri grek, Antonis Samaras dhe ministrat e tij pritet ti futen punës të Hënën pas pushimeve të shkurtra verore e ndërsa një ndër prioritetet do të jetë zbatimi i reformave ekonomike.Qeveria greke duhet të ecë përpara me reformat të cilat duhet të përfundojnë përpara vizitës së planifikuar në Athinë muajin e ardhshëm nga inspektorët e Troikës. Ndërkohë shumë analistë parashikojnë se tensionet politike dhe ato sociale do të rriten gjatë imponimit të masave shtrënguese . Një nga prioritetet kyçe për qeverinë greke është që të finalizojë një listë të 12,500 nënpunës civilë të cilët duhet të hyjë në një skemë rezervë, ku ata marrin një pagë të reduktuar për tetë muaj, para se të transferohen në një detyrë tjetër, ose shkarkohet nga fundi i Shtatorit.Kryeministri grek, Antonis Samaras, do të zhvillojë takime me Evangelos Venizelos, liderin e PASOK i cili drejton dhe partinë e dytë të koalicionit qeverisës, Ministrin e Financave, Janis Sturnaras, Ministri i Reformës Administrative, Qiriakos Micotaqis, që sipas mediave greke do të ndërtojnë listën për 12.500 punëtorët që do të përfshihen në reformën e shkurtimeve.Ndërkohë në një tjetër zhvillim, gazeta gjermane “Bild”, shpreh sigurinë se borxhi grek do të reduktohet sërish, madje e titullon shkrimin kryesor në rubrikën politike "Vëmë bast, zoti Schauble se pas zgjedhjeve vjen një prerje e re". Sipas gazetës, qeveria gjermane e fsheh faktin se Greqia nevojitet edhe një paketë të re ndihme. Madje gazeta pretendon se Berlini ia ka dhënë mesazhin përkatës Athinës, duke kërkuar qetësi deri në zgjedhjet."Ka një fjalë të cilën në Berlin nuk do ta përmendë askush, “qethja”, por Bild është e sigurt se kjo do të bëhet pas zgjedhjeve", thekson Bild.