Maqedonia dhe BE, pritshëmëri të vakëta për rrugën e integrimit
Maqedonia këtë vjeshtë pritet të marrë nota negative në raportin e progresit të Komisionit Evropian, si pasojë e mos përmbushjes së obligimeve thelbësore. Analistët politikë në këtë vend thonë se e ardhmja europiane është e zymtë.Alajdin Demiri thotë se në pikëpyetje mund të vihet edhe rekomandimi i Komisionit për çeljen e negociatave me BE-në për shkak të ndalimit të reformave në pothuajse të gjitha sferat dhe proçeseve demokratike në vend.Malinka Jordanovën nga Instituti për politikë evropiane, vendi jo vetëm që nuk tregoi kapacitet demokratik për të zgjidhur problemet për të cilat Brukseli vazhdimisht alarmoi autoritet e vendit, por e rëndoi akoma më shumë dosjen e Maqedonisë me ligjin për mediat si dhe mungesën së dialogut politik.Analistët theksojnë se skenar më i errët për Maqedoninë do të ishte humbja e rekomandimit për fillimin e negociatave, pasi kjo do shkaktonte zhgënjim të thellë jo vetëm tek opinioni i brendshëm por do të ishte një shenjë negative edhe ndaj faktorit ndërkombëtar e në veçanti bashkësisë ekonomike në botë.