Bisedimet Kosovë-Serbi, më 27 gusht takimi i radhës Thaçi-Daçiç
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2013, 09:28
Me 27 gusht do të mbahet takimi i radhës midis kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiç. Në vjeshtë ndërkaq, pritet një përshpejtim i procesit të dialogut Kosovë- Serbi, sapo administrata e Bashkimit Europian të kthehet në zyra pas pushimeve verore.Kështu ka thënë për mediat serbe Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.Ndonëse institucionet e Bashkimit Evropian ndodhen në pushim kolektiv veror, takimet mes grupeve punese të Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mbahen sipas planit, ka konfirmuar zyrtarja e Bashkimit Evropian.