Konflikti me priftërinjtë në Përmet, shtypi grek komenton ngjarjen, dënon dhunën

Ngjarjet e ditës së djeshme në Përmet kanë sjellë jo vetëm reagimin e Ministrisë së Jashtme greke. Mes titujve kryesor të mediave greke është dhe ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për kalimin e ambientit që shfrytëzohej si kishë në administrimin e Bashkisë, për ta shndërruar atë më pas në Qendër Kulturore për qytetin."Dhunë ndaj prifterinjve dhe besimtarëve në Përmet" eshte titulli i gazetës greke “TA NEA”. Gazeta pasi bën një analizë të ngjarjes i mëshon faktit se disa proftërinj janë rrahur dhe besimtarët nuk janë lejuar të kryejnë ritet fetare, duke e cilësuar si një shkelje të të drejtave të njeriut."Shqiptarët rrëzojnë këmbanat e kishës në Përmet" është titulli i gazetës “Protothema”. Sipas kesaj gazete gjatë ditës së djeshme në kishën e Shën Merisë në Përmet ka pasur një sjelle brutale ndaj priftërinjëve dhe besimtarëve ortodoksë. Ndërsa “Real News” shkruan: “Sjellje e pabesueshme në Shqipëri, mbyllet kisha në Përmet”.Ndërkohë gjatë ditës së djeshme nepermjet nje deklarate kane protestuar dhe kleriket e Mitropolise se Shenjte te Gjirokastrës, të cilët thone besimtaret u dhunuan e nuk u lejuan te hyjne ne Kishe.Kleriket e Mitropolise se shenjte te Gjirokastres shprehen se do te vazhdojne perpjekjen per te fituar te drejten e prones dhe perdorimit te lire te Kishes dhe denohen ata qe sipas tyre dhane nje vendim te padrejte.