Zgjedhjet në veri, analisti serb: Hap drejt fuqizimit politik të komunitetit serb
Derisa zyrtarët qeveritarë serbë thonë se zgjedhjet e ardhshme lokale do të jetë neutrale ndaj statusit të Kosovës, analisti Dusan Janjic thotë se kjo është budallallëk.“Marrëveshja e Brukselit nuk paragjykon marrëdhëniet midis palëve për statusin dhe në planin e zbatimit të tij është i përcaktuar karakteri neutral ndaj statusit për të gjitha veprimet që dalin nga marrëveshja themelore, përfshirë zgjedhjet. Dëshmitar dhe garantues është BE, e cila në proces ka rol kryesor, qëkur qeveria e mëparshme dialogun e zhvendosi nga OKB-ja. Qëllimi ynë për procesin është të kemi një asociacion dhe institucione të forta politike, legjitimitetin e të cilave do ta njohin të gjithë. Në aspektin afat mesëm dhe afatgjatë kjo ndjeshëm mund të përforcojë pozitën tonë, dhe rezultatet e zgjedhjeve do të jenë institucionet të cilave askush nuk ka të drejtë t’ua imponojë një status që institucionet e përkohshme në Prishtinë e kanë shpallur në mënyrë të njëanshme”, thotë për Danas këshilltari presidentin të Serbisë, Marko Duric.Duric thotë se zgjedhjet komunale në Kosovë, më 3 nëntor, "për Serbinë nuk do të thonë ndryshim i marrëdhënie të çështjes së statusit, por një hap drejt fuqizimit politik të komunitetit serb në rrethana shumë të vështira”.Kolegu i tij nga partia, Veroljub arsic, thotë se “Serbia duhet të sillet në mënyrë neutrale ndaj statusit të Kosovës, derisa është në fuqi Rezoluta 1244 e KS e OKB-së”.“Zgjedhjet neutrale ndaj statusit nuk ekzistojnë. Kjo është një pjellë që Beogradi, por jo edhe Prishtina, duhet ta pranojë që të dalë në fund se zgjedhjet e 3 nëntorit nuk kanë asgjë të bëjnë me një shtet të pavarur të Kosovës. Sipas marrëveshjes së Brukselit, dhe planit të zbatimit të saj, zgjedhjet organizohen sipas ligjeve të Kosovës që nuk janë neutrale ndaj statusit”, thotë Slobodan Samardzic nga Partia Demokratike e Serbisë, ish ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.“Deklaratat nga zyrtarë të Serbisë nuk thonë se fletët e votimit do të jenë pa emblemën e Kosovës, e as se zgjedhjet janë neutrale ndaj statusit”, thotë Borislav Stefanovic, ish negociatori i parë në dialogun teknik me Prishtinën.“Në marrëveshjen e Brukselit janë disa ‘ambiguitete të dobishme’ për të cilat të dy palët do të besojnë se do t’ju ndihmojnë politikisht. Nëse këto zgjedhje janë neutrale ndaj statusit, a do të thotë kjo se në nivelin e dytë, në pushtetin lokal të Kosovës do të ketë eksterritorialitet të dhjetë komunave? Gjithçka është e qartë nga përgjigjet në pyetjet: kush i organizon zgjedhjet, pavarësisht se si dikush i quan institucionet në Prishtinë? Në cilin sistem do të veprojë Asociacioni komunave serbe? Cila qeveri dhe cili ministër do të jetë për përgjegjës për të? Është e pakontestueshme se serbët duhet në mënyrë të vendosur të bashkëpunojnë me Beogradin, por në praktikë do të jenë të lidhur direkt me Prishtinë”, thotë Bojan Stojanovic, kryetar i Graçanicës, që është në sistemin kosovar të qeverisjes vendore.