Termet në Zelandën e Re

Një tërmet që sipas vlerësimeve të para ka qenë i magnitudës 6.8 ballë ka goditur pjesën jugore të kryeqytetit të Zelandës së Re, Wellington, të premten.Lëkundjet e tokës kanë nxjerrë në rrugë, në panik punonjësit dhe banorët vetëm pak javë pas një tjetër tërmeti që goditi qytetin.Tërmeti, që ka goditur majën veriore të Ishullit Jugor të Zelandës së Re, ka qenë i thellësisë 10 kilometra.Zjarrëfikësit kanë thënë se është ende herët që të vlerësohet dëmi, ka pasur raporte për dëme sipërfaqësore të ndërtesave.Tërmeti nuk ka nxitur paralajmërim për një cunami.Shërbimet e trenit dhe ato të transportit ajror janë pezulluar derisa zyrtarët kanë kontrolluar binarët dhe pistat nëse janë dëmtuar.Tërmetet janë të zakonshme në Zelandën e Re, dy ishujt e të cilës shtrihen përgjatë kufirit të pllakave tektonike të Paqësorit të Australisë.