Liderët turqisht-folës mblidhen në Baku

Udhëheqësit e Azerbajxhanit, Kazakistanit, Kirgizisë dhe Turqisë mblidhen sot në Baku për samitin e Këshillit Bashkëpunues të Vendeve Turqisht-folëse.Në samit do të jetë i pranishëm edhe Presidenti turk Abdullah Gul.Ramil Hasanov, sekretar i përgjithshëm i asamblesë parlamentare të vendeve turqisht-folëse, ka thënë se në samit do të diskutohet mbi formimin e mundshëm të një zone për tregti të lirë midis vendeve anëtare.Grupi është i përkushtuar për ruajtjen e kulturës dhe të gjuhës së vendeve turqisht-folëse, si dhe për promovimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor.