Si nisi "lufta" në Egjipt?
Që prej 3 korrikut kur forcat e ushtrisë egjiptiane rrëzuan ish-Presidnetin islamik Mohamed Morsi, vendi i është kthyer edhe një herë historisë së ngjashme të vitit 2011 kur u rrëzua regjimi 30-vjeçar i ish Presidentit Hosni Mubarak. Prej muajsh me rradhë vendi është kthyer në një arenë protestash të dhunshme të cilat në çdo përfundim të tyre lënë pas dhjetra të vdekur.Ndërsa e gjithë bota sheh me keqardhje gjakderdhejn e cila duket se s’ka fund në këtë vend. Protestat nisën pasi Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demoratike Mohamed Morsi gjithnjë e më shumë grumbullonte pushtetin në duart e tij, duke kërkuar ndryshime ne Kushtetuten egjiptiane që i jepnin kompetenca të mëtejshme si ato të Mubarakut.Morsi, një lider i grupit islamik të Vllazërisë Muslimane, fitoi presidencialen pas votimeve të 2012-s.Egjiptianet të ndihmuar nga opozita nisen protestat të cilat u përshkallëzuan pas perleshjes me forcat e ushtrise, te cilat fillimisht mbeshtesnin Morsin. Kjo e fundit e udhëhequr nga gjenerali Abdel Fatah Sisi dhe lidera te tjerë të lartë të vendit u kthye kundër Presidentit, duke e rrëzuar atë më 3 korrik të këtij viti, pasi me pare i kishin kerkuar te jepte doreheqjen. Që prej atëherë, Morsi është i arrestuar dhe nuk është shfaqur në publik.Vëllazëria Muslimane, partia e ish-Presidentit islamik Muhamed Morsi është faktori kryesor i protestave të dhunshme. Që prej rrëzimit të liderit të saj kjo lëvizje është bashkuar me mbështetësit e tjerë në gjithë vendin dhe ka rrefuzuar të tërhiqet nga protestat, duke kërkuar kthimin e Morsit megjithë paralajmërimet e ushtrisë dhe qeverisë së re të përkohshme. Mbështetësit e Morsit kishin krijuar që prej 6 javësh ky kampe në sheshin pranë xhamisë Rabaa Al Adeuija dhe në sheshin Nadaa.Qeveria e Egjiptit nuk kishte dhënë asnjë shenjë zmbrapsjeje, duke kritikuar elementë të lëvizjes protestuese dhe duke i urdhëruar specifikisht ata të largoheshin nga kampet përndryshe do t'i detyronin me forcë të shpërndaheshin.Dhe, dje ata e bënë realitet këtë. Forcat e të gjithë ushtrisë egjiptiane zbarkuan nëpër rruget dhe nisën oreacionin për çrrënosjen e kampeve. Rezulatat i këtij operacioni, qindra të vdekur dhe mijëra të plagosur kryesisht mbështetës të Morsit.Në orët e para të së enjtes në Kajro është kthyernjë qetësi e zymtë, ndërsa nëpër rrugë qëndrojnë akoma forcat ushtarake. Dhuna e së mërkurës vuri përballë ushtrinë e Egjiptit dhe qeverinë aktuale kundër mbështetësve të Presidentit të rrëzuar, Mohammed Morsi, por pati edhe përleshje mes të tjerëve.Deri më tani shifrat të cilat janë në rritje tregojnë se të paktën 421 persona humbën jetën gjatë dhunës së djeshme përfshi 235 civilë. Ndërsa Vëllazëria Myslimane, thotë se numri i vërtetë i njerëzve të vrarë të mërkurën është më shumë se 2.000 dhe mijëra të tjerë të plagosur.Qeveria egjiptiane, e mbështetur nga ushtria, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për një muaj, duke sugjeruar masa më drastike për të rivendosur qetësinë në vend. Ndërsa disa orë pas dorëheqjes së Zëvendëspresidentit të Egjiptit Elbaradei, edhe drejtues të tjerë janë larguar nga postet e tyre. Zëvendëskryeministri e të tjerë kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në shenjë proteste. Aktualisht janë 8 drejtuesit e lartë të cilët kanë lënë vendin e tyre të punës.Ndërsa reagime të ashpra ka pasur nga e gjitha bota. Lufta e djeshme është cilësuar si dita më e përgjakur që prej revolucionit të dy viteve më parë, që supozohej se do të sillte paqe dhe demokracinë në Egjipt, por që nuk ndodhi kështu.