Kapen rreth 1,800 imigrantë të paligjshëm në Rusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2013, 14:52
Policia ruse ka arrestuar rreth 1,800 emigrantë të paligjshëm në qytetin Odintsovo.Zyrtarë të Departamentit për Çështje të Brendshme u kanë thënë gazetarëve se 240 persona të arrestuar akuzohen për shkelje të ligjit të emigracionit, ndërsa 68 të tjerë për falsifikim të dokumenteve dhe organizim të emigracionit.Autoritetet ruse kanë intensifikuar përpjekjet kundër emigrantëve të paligjshëm, pas rrahjes brutale të një polici në një treg të Moskës, muajin e kaluar.Mijëra emigrantë të paligjshëm, shumica nga Azia Qendrore, janë arrestuar në muajin korrik.Që atëherë, rreth 600 prej tyre, përfshirë edhe fëmijë, janë mbajtur në një kamp në Moskë.Mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë kërkuar mbylljen e këtij kampi, duke thënë se kushtet në të janë çnjerëzore.