Vizita e ministrave japonezë në Yasukuni zemëron Kinën

Dy ministra të kabinetit japonez dhe dhjetëra ligjvënës kanë vizituar tempullin e shenjtë Yasukuni, në përvjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.Vendi i shenjtë përkujton të vrarët e Japonisë, por po ashtu nderon disa kriminelë të dënuar të luftës.Vizitat e mëparshme të politikanëve kanë zemëruar Kinën dhe Korenë e Jugut.Ato e shohin tempullin si simbol të agresionit të Japonisë gjatë kohës së luftës.Pak orë pas vizitës së sotme, Ministria e Jashtme kineze ka thënë se ky veprim “lëndon seriozisht ndjenjat e njerëzve në Kinë”.