Irak, 16 të vrarë nga sulmet me bomba
Vijon vala e shpërthimeve në irak, gjatë së mërkurës 5 bomba të vendosura në makinë kanë shpërthyer në disa zona të ndryshme në kryeqytetin Bagdad.Të paktën 16 persona vdiqën nga shpërthimet, ndërsa dhjetra të tjerë janë plagosur. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters një nga bombat shpërtheu në afërsi të Zonës së Gjelbër ku ndodhen shumë ndërtesa të misioneve diplomatike.Ndërsa një tjetër shpërthim, i cili vrau të paktën gjashtë vetë pranë një stacioni të autobusëve në pjesën veriore të Bagdadit.Shpërthimet vdekjeprurëse vazhdojnë valen që nisi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në të gjithë Irakun. Një ditë më parë dy shpërthime në qytetin irakian Bakuba, në veri-lindje të Bagdadit, vranë të paktën 14 persona dhe plagosën 26 të tjerë.Një nga bombat shpërtheu në një kafene në afërsi të qendrës së qytetit dhe një tjetër në rrugë. Pas këtyre sulmeve Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, është zotuar se forcat e sigurisë do të vazhdojnë të godasin militantët, në mënyrë që të ndalojnë sulmet vdekjeprurëse që kanë pushtuar vendin.Sipas zyrës së Kryeministrit irakian mbi 800 militantë të dyshuar janë arrestuar dhe dhjetëra të tjerë janë vrarë në operacione të ndryshme. Megjithatë, ajo nuk ka dhënë detaje se ku apo kur kanë ndodhur operacionet. Deklarata vjen pas një seri bombash të mërkurën në kryeqytetin irakian dhe qytete te tjera.Muajt e fundit është vërejtur një rritje të dhunës nëpër Irak, shumica e saj përfshin grupet islamiste militante sunite që synojnë rrethe muslimane të Shia. Megjithatë, zonat suni kanë qenë gjithashtu të goditura.Shifrat e viktimave të publikuara nga Kombet e Bashkuara treguan se 1057 irakianë shumica prej të cilëve civilë u vranë gjatë muajit të kaluar. Iraku, gjatë këtij viti ka përjetuar gjakderdhjen më të keqe të viteve të fundit.