Tre grupe mediatike nën sulm kibernetik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2013, 08:08
Faqet elektronike të tre grupeve të rëndësishme mediatike amerikane u bënë pre e sulmeve kibernetike nga përkrahës të Presidentit sirian Bashar al-Assad.Gazeta The Washington Post, rrjeti CNN dhe revista Time njoftuan se hakerat kishin ndërhyrë në faqet e tyre elektronike duke modifikuar disa parametra të faqeve.Si rezultat, kur përdoruesit vizitonin faqen dhe klikonin në disa prej artikujve, hapej faqja elektronike e Ushtrisë Elektronike Siriane, një grup që mbështet regjimin sirian.Grupet mediatike thanë se kanë ndërmarrë masa mbrojtëse dhe kanë hequr modulën e ndikuar nga sulmi.Ushtria Elektronike Siriane mori përgjegjësinë për sulmet përmes një mesazhi në Twitter.