Salehi, shef i programit bërthamor të Iranit

Presidenti Hassan Rohani ka emëruar Ali Akbar Salehi si shefin e ri bërthamor të Iranit.Salehi ka përvojë të madhe në programin bërthamor të Iranit, pasi më parë ka shërbyer si udhëheqës i Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit por ka qenë edhe i dërguari i Teheranit në Agjencinë e OKB-së për Energji Bërthamore.Salehi i cili ka shërbyer si ministër i jashtëm gjatë kohës kur Mahmud Ahmedinexhad ka qenë president konsiderohet si ekspert bërthamor por edhe politikan i moderuar.Ndërkohë, parlamenti iranian i dominuar nga konservatorët i ka aprovuar 15 propozime për pjesëtarë të kabinetit të propozuar nga Rohani, ndërsa kanë refuzuar tre propozime, atë për ministër të arsimit; shkencës, kërkimit, teknologjisë dhe të propozuarin për ministër të sportit.Dy prej të emëruarve janë akuzuar se kanë lidhje me opozitën, ndërsa i treti nuk është pranuar sepse është thënë se nuk ka përvojë.Rohani është zgjedhur në qershor ndërsa punën si president e ka nisur më 4 gusht.