Bisedimet për paqen, Ban Ki-moon kërkon durim nga Izraeli dhe Palestina
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, u ka bërë thirrje izraelitëve dhe palestinezëve që të kenë durim me procesin e bisedimeve.Duke folur në Aman, me ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Nasser Judeh, ai po ashtu ka shprehur mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për këtë proces.Negociatorët izraelitë dhe palestinezë janë takuar të mërkurën vonë në një lokacion të pazbuluar në Jerusalem.Ky ka qenë takimi i parë formal që nga bisedimet e muajit të kaluar në Uashington, të cilat kanë shënuar edhe rinisjen e procesit të ngecur.Bisedimet e mëparshme janë ndërprerë në vitin 2010 për shkak të ndërtimeve izraelite në tokën që palestinezët e duan për shtetin e tyre të ardhshëm.Ban ndodhet në një turne në Lindjen e Mesme, që përfshin Jordaninë, Izraelin dheterritoret palestineze.