Irani konfiskon anijen indiane që transportonte naftë nga Iraku
Garda revulucionare e Iranit raportohet se e ka konfiskuar një tanker nafte të Indisë që transportonte naftë irakiane.“The Times of India” raportoi të enjten se një anije e marinës iraniane e ka ndaluar tankerin në ujëra ndërkombëtare dhe e ka “detyruar” për të shkuar deri të porti iranian i Bandar Abbas, pasideten e së mërkurës.Autoritetet iraniane kanë thënë se anijes indiane ka qenë duke i rrjedhur naftë dhe ka ndotur ujërat territoriale në Gjirin Persik.India e ka reduktuar sasinë e naftës që e importon prej Iranit pasi SHBA-të kanë kërkuar nga Nju Dehli që të ndalojë blerjen e naftës iraniane.OKB dhe fuqitë perëndimore kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Iranit për shkak të programit bërthamor të tij dhe dyshimeve që ky program mund të përdoret për zhvillimin e armëve bërthamore.