Harry Styles zbulon të vërtetat për lidhjen me Harryn
Ish e dashura e Harry Styles i cili është pjesëtari i grupit të famshëm muzikor One Direction ka zbuluar të vërtetat lidhur me marrëdhënien që ajo ka pasur me të. Emily Attact nisi një romancë me Harryn përpara se ai të ishte kaq i famshëm.
Njohja e më pas romanca e tyre nisi në vitin 2010 kur Harry ishte vetëm 16 vjec. Por Emily theksooi se mes tyre nuk pati asgjë serioze, lidhja e tyre nuk përfshinte ndjenja dhe asnjëherë nuk e kishin quajtur njëri-tjetrin të dashur. Më pas, pas pjesëmarrjes së tij në X- Factoi fama e tij sa vinte dhe shtohej , ku përvec kësaj Harry nisi hapat e para e të qënit një djalë Don Zhuan.
Lidhja e tyre zgjati rreth një vit por me ndërprerje të shpeshta gjatë asaj kohe. Që nga momenti I përfundimit të asaj që kishin krijuar, asnjëri prej tyre nuk ka tentuar të rilidhi kontaktet. Emily shpjegon se Harry për të do të mbetet gjithnjë si një djalë dhe kujtim shumë gazmor , dhe vetëm kaq. Tani që Harry Styles është një ndër personat më të famshëm në botë , ka pasur lidhje dhe ndarje me femra të ndryshme ku kanë kryesuar ato më të mëdha në moshë se ai.
Ndër to mund të rendisim Yllin e muzikës 23 vjeçaren Taylor Swift, supermodelen dhe miken e ngushtë të Rita Orës 20 vjeçaren Cara Delevingne , prezantuesen televizive 33 vjcaren Caroline Flick , këngëtaren australiane 38 vjecaren Natalie Imbruglia di dhe 33 vjecaren Kimberly Stewart.