GRABITJA E MADHE/ Arrestohet grupi "i strukturuar kriminal" brenda bankës së Kadri Morinës! Zbrazën llogaritë e klientëve, kapen drejtori, zëvendësdrejtori dhe 6 punonjës të "UBA Bank". Si funksiononte SKEMA

Prokuroria e Tiranës zbuloi një skemë vjedhjeje dhe mashtrimi brenda UBA Bank, pjesë e grupit EUROSIG të drejtuar nga Kadri Morina.  12 punonjës të bankës janë vënë nën akuzë pasi kishin ndërtuar në skemë përmes të cilës u vodhën gati 400 mijë euro dy klientëve

Një skemë vjedhjeje dhe mashtrimi ndaj klientëve është konfirmuar në UBA Bank, ose Banka e Bashkuar e Shqipërisë, pjesë e grupit EUROSIG, të drejtuar nga Kadri Morina.

Plot 309.740 euro dhe 92.000 dollarë u janë vjedhur dy klientëve të bankës, por kjo është vetëm maja e ajsbergut e një sërë skandalesh që, sipas denoncimeve publike, kanë shoqëruar UBA Bank.

Dymbëdhjetë punonjës të UBA Bank janë vënë nën masa sigurie, pasi Prokuroria e Tiranës ka provuar dyshimet e një klienti, i cili në vitin 2025 denoncoi se po vidhej, pasi kishte konstatuar tërheqje të paautorizuara nga llogaritë e tij pranë këtij institucioni financiar.

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës zbuluan një skemë kriminale vjedhjeje dhe mashtrimi ndaj klientëve brenda UBA Bank, pas së cilës drejtori Albin Keta dhe zëvendësi i tij, Gilbert Hoxha, u vunë në pranga.

Gjashtë punonjës të bankës janë vënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa katër të tjerë janë pezulluar nga detyra si pjesë e skemës së zhvatjes së klientëve.

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur edhe mënyrën e funksionimit të skemës së vjedhjes, të ngritur nga punonjës të UBA Bank sipas roleve dhe funksioneve që kishin.

Punonjësit e arkës dhe të shërbimit ndaj klientit, me akses ekskluziv mbi fondet e klientëve, kryenin ndërhyrje dhe manipulime në sistemin bankar.

Këto veprime verifikoheshin dhe autorizoheshin nga niveli drejtues në hierarki, përfshirë përgjegjësit operacionalë dhe drejtorët e degëve, të cilët kishin detyrimin për verifikimin, kontrollin dhe autorizimin përfundimtar të transaksioneve bankare.

Nga hetimet ka rezultuar se, duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin në sistemin bankar, të dyshuarit kanë përvetësuar shuma monetare të dy klientëve përmes përdorimit të mandateve false të tërheqjes, tërheqjeve pa mandat, ndërhyrjeve të kundërligjshme në sistem nëpërmjet konvertimeve valutore, hapjes dhe mbylljes së depozitave, si dhe ndryshimit të të dhënave pa autorizim.

Verifikimet zbuluan se nga llogaritë e klientëve janë kryer 30 tërheqje pa mandat, si dhe janë hapur dhe mbyllur pa autorizim disa depozita me afat në euro dhe dollarë.

Prokuroria e Tiranës ka ngritur ndaj tyre akuzat për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Ajo që është e paqartë në këtë ngjarje, është se hetimet janë zhvilluar nga ana e Prokurorisë së Tiranës, ndërsa nisur nga përmasat e kësaj zhvatjeje, ku rezulton një grup i mirëfilltë zhvatësish, është e paqarta se pse dosja nuk i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme.

Hetimet

GRABITJA E MADHE/ Arrestohet grupi "i strukturuar kriminal" brenda

Hetimet mbi procedimin penal nr.7108 të vitit 2025, nisën pas denoncimit të shtetasit I.O., se nga tre llogaritë e tij në UBA Bank janë tërhequr shuma me një vlerë prej 500.000 lekësh nga persona të paautorizuar. Ndërkohë që një tjetër kallëzim u krye nga vetë banka, e cila denoncoi rastin për tërheqjen e shumave pa autorizim ndaj klientes A.K në të njëjtën degë.

Nga hetimet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u evidentua se nga klientët e bankës, janë kryer 30 tërheqje pa mandat si dhe janë hapur e mbyllur pa autorizim disa depozita me afat në euro dhe dollarë.

Në rastin konkret nga hetimet rezultoi se ndaj personave në hetim, shtetasit E.Q., I.D., E.K., B.M., A.K., G.H., G.B., D.D., O.K., R.S. B.N. dhe Zh.B. ekziston dyshim i arsyeshëm se janë autorë të mundshëm të veprave penale  penale ‘Vjedhja duke shpërdoruar detyrën’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Falsifikimi kompjuterik’ parashikuar nga nenet 135/25, 186/3 dhe 186/a/2 të Kodit Penal.

Shtetasit A.K. dhe G.H., zv.drejtor dhe drejtor i degës, ndaj të cilëve u kërkua masa e siguisë ‘Arrest në burg’, rezultoi se kanë kryer në mënyrë të përsëritur veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale. Duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin në sistemin bankar, ata kanë përvetësuar shumat monetare të dy kilentëve nëpërmjet përdorimit të mandateve të tërheqjes false, pa mandat, ndëhyrjes së kundërligjshme në sistem nëpërmjet konvertimeve valutore, hapje/mbyllje depozitash si dhe ndryshim të të dhënave pa autorizim. Kjo skemë vjedhjeje e koordinuar krijon dyshim të arsyeshëm mbi konsumimin e veprës penale për të cilën janë në hetim. Këto veprime ata i kryen në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të bankës, në cilësinë e arkëtarit, supervizorit si dhe të shërbimit ndaj klientit.

G.B., D.D., O.K., R.S., B.N., dhe Zh.B., duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin funksional në sistemin bankar, përvetësuan shuma monetare të dy klientëve nëpërmjet përdorimit të mandateve të tërheqjes false apo ndërhyrjes në sistem pa autorizimin e tij.

Si funksiononte skema

Kjo skemë përfitimi e realizuar nga punonjësit e bankës sipas funksionit, funksiononte sipas mekanizmit: arkëtar/shërbim klienti nëpërmjet aksesit eskluziv mbi fondet e klientit kryhen ndërhyrje dhe manipuluan sistemin bankar, veprime të cilat verifikohen dhe autorizohen nga niveli drejtues në hierarki, përgjegjës operacional dhe drejtor dege, të cilët kanë detyrimin për verifimin, kontrollin dhe autorizimin final për kryerjen e transaksionit bankar.

Ndërkohë, në lidhje me shtetasit e tjerë në hetim, E.Q., I.D., E.K. dhe B.M., kanë kryer veprime dhe transaksione bankare në kushtet kur mungonte kontrata në një ose disa raste duke krijuar premisat për ushtrimin e veprimtarisë së jashtëligjshme të subjekteve të tjerë të sipërcituar të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur pasurinë.

Njoftimi:

GRABITJA E MADHE/ Arrestohet grupi "i strukturuar kriminal" brenda

Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u dhanë 12 masa sigurimi, ‘Arrest në burg’, ‘Arrest në shtëpi’ si dhe ‘Pezullimi i shërbimit të një detyre a shërbimit publik’ ndaj 12 shtetasve të akuzuar për veprat penale ‘Vjedhja duke shpërdoruar detyrën’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Falsifikimi kompjuterik’ parashikuar nga nenet 135/25, 186/3 dhe 186/a/2 të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.7108 të vitit 2025, nisën pas denoncimit të shtetasit I.O., se nga tre llogaritë e tij në UBA Bank janë tërhequr shuma me një vlerë prej 500.000 lekësh nga persona të pa autorizuar. Ndërkohë që një tjetër kallëzim u krye nga vetë banka, e cila denoncoi rastin për tërheqjen e shumave pa autorizim ndaj klientes A.K në të njëjtën degë.

Nga hetimet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u evidentua se nga klientët e bankës, janë kryer 30 tërheqje pa mandat si dhe janë hapur e mbyllur pa autorizim disa depozita me afat në euro dhe dollarë.

Në rastin konkret nga hetimet rezultoi se ndaj personave në hetim, shtetasit E.Q., I.D., E.K., B.M., A.K., G.H., G.B., D.D., O.K., R.S. B.N. dhe Zh.B. ekziston dyshim i arsyeshëm se janë autorë të mundshëm të veprave penale penale ‘Vjedhja duke shpërdoruar detyrën’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Falsifikimi kompjuterik’ parashikuar nga nenet 135/25, 186/3 dhe 186/a/2 të Kodit Penal.

Shtetasit A.K. dhe G.H., zv.drejtor dhe drejtor i degës, ndaj të cilëve u kërkua masa e siguisë ‘Arrest në burg’, rezultoi se kanë kryer në mënyrë të përsëritur veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale. Duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin në sistemin bankar, ata kanë përvetësuar shumat monetare të dy kilentëve nëpërmjet përdorimit të mandateve të tërheqjes false, pa mandat, ndëhyrjes së kundërligjshme në sistem nëpërmjet konvertimeve valutore, hapje/mbyllje depozitash si dhe ndryshim të të dhënave pa autorizim. Kjo skemë vjedhjeje e koordinuar krijon dyshim të arsyeshëm mbi konsumimin e veprës penale për të cilën janë në hetim. Këto veprime ata i kryen në bashkëpunim me punonjësit e tjerë të bankës, në cilësinë e arkëtarit, supervizorit si dhe të shërbimit ndaj klientit.

Masa e sigurimit ‘Arrest në shtëpi’ u vendos për shtetasit G.B., D.D., O.K., R.S., B.N., dhe Zh.B., për kryerjen në mënyrë të përsëritur për veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin funksional në sistemin bankar, ata përvetësuan shuma monetare të dy klientëve nëpërmjet përdorimit të mandateve të tërheqjes false apo ndërhyrjes në sistem pa autorizimin e tij.

Kjo skemë përfitimi e realizuar nga punonjësit e bankës sipas funksionit, funksiononte sipas mekanizmit: arkëtar/shërbim klienti nëpërmjet aksesit eskluziv mbi fondet e klientit kryhen ndërhyrje dhe manipuluan sistemin bankar, veprime të cilat verifikohen dhe autorizohen nga niveli drejtues në hierarki, përgjegjës operacional dhe drejtor dege, të cilët kanë detyrimin për verifimin, kontrollin dhe autorizimin final për kryerjen e transaksionit bankar.

Në lidhje me shtetasit e tjerë në hetim, E.Q., I.D., E.K. dhe B.M., u kërkua dhe pranua masa e sigurimit personal ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për veprën penale ‘Falsifikimi kompjuterik’. Nga hetimi rezultoi se këta shtetas kanë kryer veprime dhe transaksione bankare në kushtet kur mungonte kontrata në një ose disa raste duke krijuar premisat për ushtrimin e veprimtarisë së jashtëligjshme të subjekteve të tjerë të sipërcituar të cilët duke shpërdoruar detyrën kanë vjedhur pasurinë.

Emrat e të arrestuarve

Griselda Bana

Dorisa Doka

Oksana Kadiu

Blerta Nelaj

Zhaklina Buçpapaj

Elona Qose

Iva Dollaku

Ensuida Keci

Bjorn Mazniku

HISTORIKU I UBA BANK

UBA Bank ose Banka e Bashkuar e Shqipërisë, që njihet edhe si Banka Arabe Islamike Shqiptare, është një nga 11 bankat e nivelit të dytë që ka Shqipëria.

Në 10 vitet e fundit, bankat që tregtojnë paranë janë pakësuar nga 16 në 11, ku gjysma e tyre kanë pronarë shqiptarë.

GRABITJA E MADHE/ Arrestohet grupi "i strukturuar kriminal" brenda

UBA, e krijuar në janar 1999 nga arabosauditët, kalon nga duart islamike në duart e EUROSIG të Kadri Morinës, “kapterrit” nga Kukësi, që posedon 99,19% të aksioneve të kësaj banke, ndërsa aksione minimale i kanë ende arabët e Islamic Development Bank, Arabia Saudite, që kanë pronar sheikun Muhammad Sulajman Al Nasser.