"Kapitalet e mëdha, jo të qarta"/ Goci: Protesta jo vetëm kundër qeverisë por ndaj një klase politike

Në emisionin “Ora e Betit” në Ora News ishte i ftuar pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, i cili komentoi zhvillimet politike, protestat qytetare dhe projektet e investimeve në vend.

Ai tha se reagimet ndaj protestave tregojnë një ndarje të qartë politike dhe shoqërore, ku sipas tij qytetarët janë gjithnjë e më larg klasës politike dhe institucioneve.

“Protesta nuk është vetëm kundër qeverisë, por kundër një klase politike që nuk i shërben më vendit. Ka një shkëputje të qartë mes qytetarëve dhe lidershipit politik.”-u shpreh ai.

Goci foli edhe për procesin zgjedhor dhe administratën publike, duke ngritur shqetësime për mënyrën si funksionon sistemi politik dhe ndikimin mbi votën.

Në vijim, ai u ndal te biznesi dhe investimet e mëdha në vend, duke hedhur dyshime mbi origjinën e kapitalit dhe mungesën e transparencës në projekte të ndryshme.

“Kapitalet e mëdha në Shqipëri nuk janë gjithmonë të qarta. Ka projekte që ngrejnë pikëpyetje për mënyrën si menaxhohen dhe për origjinën e parave.”-nënvizoi Goci.

Gjatë diskutimit u përmendën edhe projekte në zonën e Zvërnecit dhe Sazanit, ku u ngritën shqetësime për transparencën e investimeve dhe identitetin e investitorëve.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT" NË ORA NEWS: