Koromani në “Epiqendër”: Vlerësimi psikologjik i domosdoshëm para trajtimeve hormonale
Psikologia Rudina Koromani, e ftuar këtë të martë në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, foli për udhëzuesin mbi trajtimin hormonal për personat transgjinorë, duke vënë theksin te rëndësia e vlerësimit multidisiplinar përpara marrjes së një shërbimi të tillë.
Gjatë diskutimit, Koromani u shpreh se çdo person që synon t’i nënshtrohet trajtimeve hormonale duhet të kalojë fillimisht përmes një procesi të detajuar vlerësimi nga specialistë të ndryshëm, ku rol kyç luan psikologu klinik.
Sipas saj, psikologu klinik duhet të kryejë një vlerësim psikosocial të individit dhe të analizojë praninë e disforisë gjinore, një gjendje që lidhet me shqetësimin e shkaktuar nga mospërputhja mes identitetit gjinor dhe seksit të caktuar në lindje.
Ajo shtoi se, sipas vlerësimit të saj, te fëmijët dhe adoleshentët mund të ketë raste kur përjetimet e lidhura me disforinë gjinore ndryshojnë me kalimin e kohës.
