AKSIDENT LAÇ-PATOK/ Makina përplas motorin, nuk i mbijeton plagëve 37-vjeçari në Traumë. Arrestohet shoferja

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një 37-vjeçari në aksin Laç–Patok.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të së martës, kur një automjet i drejtuar nga A. S., 33 vjeçe, u përplas me një ciklomotor që drejtohej nga L. T., 37 vjeç, banues në Fushë-Kuqe të Kurbinit.

Si pasojë e përplasjes, 37-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë rreth orës 18:40.

Pas ngjarjes, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesen e automjetit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.