Skeja: Shqipëria pa ilaçe, merren me letra turpi
Aktivisti Hamdi Skeja, i ftuar këtë të martë në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, komentoi udhëzuesin mbi trajtimin hormonal për personat transgjinorë, duke e kritikuar atë dhe duke ngritur shqetësime për gjendjen e sistemit shëndetësor në vend.
Gjatë fjalës së tij, Skeja u shpreh se institucionet shëndetësore duhet të përqendrohen fillimisht në mungesat bazë në spitale, si pajisjet mjekësore, barnat dhe infrastruktura, përpara se të merren me çështje të tjera të debatueshme në shoqëri.
Sipas tij, në shumë spitale mungojnë materiale bazë si ilaçe të thjeshta, furnizime mjekësore dhe kushte të përshtatshme për trajtimin e pacientëve, ndërsa ngriti shqetësime edhe për situatën në disa shërbime onkologjike dhe pediatrike.
Ai shtoi se prioriteti kryesor duhet të jetë forcimi i sistemit shëndetësor dhe adresimi i problematikave të përditshme në spitale, duke theksuar se këto çështje janë më urgjente për qytetarët.
