Qirici: Trajtimi hormonal kërkon studime dhe standarde të qarta
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 2 Qershor 2026, 18:56
Psikologia Eksena Qirici, e ftuar këtë të martë në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, komentoi udhëzuesin mbi trajtimin hormonal për personat transgjinorë, duke theksuar se kjo është një praktikë e njohur ndërkombëtarisht, por që kërkon standarde të qarta dhe mbështetje shkencore.
Gjatë fjalës së saj, Qirici u shpreh se trajtimi hormonal nuk është një praktikë e krijuar në Shqipëri, por një procedurë që zbatohet prej vitesh në vende të zhvilluara, të cilat disponojnë sisteme shëndetësore më të konsoliduara dhe më të qarta në aspektin etik dhe profesional.
