Pano: Në Perëndim ndalohet terapia hormonale për fëmijët

Aktivistja Linda Pano nga Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës, e ftuar këtë të martë në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, komentoi udhëzuesin mbi trajtimin hormonal për personat transgjinorë, duke u fokusuar te praktikat ndërkombëtare dhe kufizimet për të miturit.

Gjatë fjalës së saj, Pano deklaroi se në disa vende të Evropës Perëndimore janë ndërmarrë masa kufizuese lidhur me trajtimet hormonale për fëmijët dhe adoleshentët, duke përmendur veçanërisht Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të Skandinavisë.

Deklaratat e saj u bënë në kuadër të debatit publik që po shoqëron udhëzuesin për trajtimin hormonal të personave transgjinorë në Shqipëri, i cili ka ngjallur diskutime mes aktivistëve, profesionistëve të shëndetit dhe opinionit publik mbi moshën e aplikimit dhe kriteret e përdorimit të këtyre trajtimeve.