Skeja shpërthen ndaj shëndetësisë: Turp, pacientët pa kimioterapi kta eksperimentojnë

Aktivisti Hamdi Skeja, i ftuar këtë të martë në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, ka kritikuar ashpër gjendjen e sistemit shëndetësor në vend, duke e cilësuar atë si të degraduar dhe të pambështetur me mjetet bazë.

Gjatë fjalës së tij, Skeja u shpreh se për vite me radhë nuk është trajtuar seriozisht problematika e spitaleve në Shqipëri, ndërsa theksoi mungesën e barnave dhe shërbimeve thelbësore për pacientët.

Ai ngriti shqetësime për mungesën e trajtimeve të rëndësishme si kimioterapia, si dhe për mungesa të barnave të thjeshta, duke përmendur edhe raste të pacientëve që, sipas tij, nuk marrin trajtimin e nevojshëm në spitale.

“Unë kam 12 vite që jetoj në këtë Shqipëri dhe për 12 vite nuk janë bërë kurrë dy njerëz në një studio për të folur për problematikat e spitaleve. Spitalet janë shkatërruar komplet”, u shpreh Skeja. Ai shtoi se në vend që të trajtohen problemet e sistemit shëndetësor, sipas tij vëmendja publike po zhvendoset në çështje të tjera që nuk përbëjnë prioritet urgjent për qytetarët.