DETAJE nga grabitja e “OTP Bank” në Tiranë/ Autori iu afrua punonjëses së sportelit, ja dëshmia e saj

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në bankën “OTP” në kryeqytet.

Autori ka ndjekur një të moshuar e ishte nisur drejt bakës për të depozituar para.

Burime për “Ora News bëjnë me dije se grabitësi i është afruar një vajze, e cila punon në sportel.

Pasi ka parë që po bënte veprime në telefon duke tentuar të marrë policinë, në atë moment ia ka kthyer sendet përmbys.

Ajo deklaron se disa herë ka shtypur alarmin për sigurinë, por ka vonuar edhe punonjësit e sigurisë së bankës.

Grabitësi ka arritur të vjedhë në bankën e nivelit të dytë një shumë prej afro 15 mijë eurosh, tek i cili ka qenë i maskuar dhe me kokore në kokë, si dhe pas grabitjes është larguar me një monopatinë.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit.