Aksident në Luginën e Patokut, pl*goset rëndë drejtuesi i motorit

Një aksident rrugor është shënuar disa minuta më parë te Lugina e Patokut.

Sipas burimeve paraprake, aksidenti ka ndodhur mes një motori dhe një automjeti tip Benz.

Ndërkohë, nga ky aksident ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.