VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (2 - 3 Qershor 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Britania e Madhe, vendet Skandinave dhe pjesë të Evropës Qendrore do të paraqiten me vranësira, ndërsa Gadishulli Iberik, Peloponezi dhe rajoni i Ballkanit do të mbeten me mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave në veri. Temperaturat do të luhaten nga 12°C deri në 33°C, era do të arrijë mbi 45 km/h dhe dallgëzim 3 ballë.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Pjesa më e madhe e Evropës do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm me vranësira, reshje shiu, ndërsa gadishulli Iberik, Peloponezi, Ballkani dhe brigjet e Detit të Zi do të kenë mot të kthjellët dhe temperatura mbi 35°C.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, do të ketë kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave në veri dhe zona të izoluara qendrore.

Temperaturat do të variojnë nga 11°C deri në 34°C, era do të fryjë deri në 30 km/h dhe në brigjet dallgëzim 2 ballë.