PROVIMI I PARË/ Maturantët u testuan për Gjuhën e Huaj: Optimistë për një vlerësim maksimal (FOTO+VIDEO)
Mbi 26 mijë maturantë iu nënshtruan testimit të Gjuhës së huaj, të parit mes provimeve të Maturës shtetërore që shënojnë përfundimin e arsimit të mesëm
Për maturantët, ky ishte një test me nivel të moderuar dhe ata shprehen optimistë për një vlerësim maksimal.
Kjo është një periudhë vendimtare për të rinjtë, pasi do të duhet të vendosin edhe për të ardhmen e tyre.

Tregojnë trendin e degëve që pritet të jenë më të kërkuarat këtë vit.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ndau një mesazh në rrjetet sociale, duke i uruar për suksese, por duke theksuar masat që janë marrë sic tha për të garantuar një proces të barabartë dhe të drejtë për të gjithë.

Përgjatë muajit qershor, në të martat e ardhshme do të zhvillohen edhe provimet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, të ndjekura nga Matematika dhe në fund nga lëndët me zgjedhje.
Në të gjithë vendin funksionojnë 144 qendra për provimet. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore.

