Koromani: Trajtimi hormonal për transgjinorët e drejtë shëndetësore për të rriturit

Psikologia Rudina Koromani, e ftuar këtë të martë në emisionin Epiqendër të gazetares Sonila Musai, komentoi udhëzuesin mbi trajtimin hormonal për personat transgjinorë, duke theksuar rëndësinë e së drejtës për kujdes shëndetësor dhe nevojën për përcaktim të qartë të grupit që përfiton nga ky trajtim.

Gjatë fjalës së saj, Koromani u shpreh se, në aspektin mjekësor dhe klinik, çdo qytetar ka të drejtën të marrë trajtimet e nevojshme që kontribuojnë në mirëqenien e tij fizike dhe psikologjike.

Sipas psikologes, nëse udhëzuesi do të përcaktonte qartë se i referohet vetëm personave transgjinorë të rritur, mbi moshën 18 vjeç, kjo nuk do të përbënte problem për shoqërinë shqiptare.

Koromani theksoi se dokumenti duhet të specifikojë saktësisht grupmoshën përfituese, duke shtuar se debati mbi financimin e këtyre trajtimeve me fonde publike mbetet një çështje më vete.