I maskuar dhe me a*më/ Grabitet banka në Komunën e Parisit, DETAJET E PARA: Qytetari po depozitonte paratë kur…U largua me skuter

Një grabitje me armë është shënuar mesditën e sotme në Tiranë, tek OTP Bank, pranë "Komunës së Parisit". 

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në degën e bankës, i ka marrë një shumë parash një qytetari që sapo po i depozitonte.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak momente më parë dhe rrethanat janë ende të paqarta.

Dyshohet se personi i maskuar është larguar me skuter nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash. 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.   

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.