Humb drejtimin e mjetit dhe përplaset me bordurat anësore në Lushnje, humb jetën 43-vjeçari (EMRI)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2026, 08:35
Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një shtetas në Lushnje.
43 vjeçari Ernis Xhumari ka humbur jetën pas përplasjes në rrethrrotullimin e plasmasit.
Mjeti tip Benz ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe ka goditur bordurën e rrethrrotullimit më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg.
Fatkeqësisht 43 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia e qarkullimit rrugor ka kryer procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.
Zjarrfikësit kanë shkuar ne vend dhe kanë pastruar rrugën nga mbetjet e makinës.
