“Trajtimi hormonal s'mund të konsiderohet luks"/ Demi: Përdorimi pa recetë po rrezikon shëndetin e qytetarëve
Në një lidhje në emisionin “Drejt” në Ora News, u diskutua mbi trajtimet hormonale dhe çështjet që lidhen me identitetin gjinor në Shqipëri.
I ftuar në studio ishte psikiatri Neli Demi, i cili foli për nevojën e vlerësimit të kujdesshëm mjekësor në rastet e disforisë gjinore dhe për mënyrën se si duhet trajtuar kjo çështje në sistemin shëndetësor.
“Identiteti gjinor lidhet me disa faktorë, biologjikë, psikologjikë dhe familjarë. Këto raste kërkojnë vlerësim të plotë dhe të kujdesshëm nga specialistët.”-tha ai.
Ai shtoi se çdo trajtim duhet të bëhet vetëm nën mbikëqyrje të rreptë mjekësore, për të shmangur rreziqet shëndetësore.
“Trajtimi hormonal nuk mund të konsiderohet luks. Për personat që kanë nevojë, mungesa e kujdesit profesional mund t’i shtyjë drejt vetë-mjekimit dhe përdorimit të pakontrolluar të hormoneve.”-u shpreh ai.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT" NË ORA NEWS:
