Detaje nga agjenda/ Presidenti i KE-së vjen sot në Tiranë
Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa mbërrin këtë të martë në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare në shtetet e Ballkanit Perëndmor.
Bazuar në agjendën e publikuar nga BE, Costa do të zhvillojë fillimisht një takim me presidentin e vendit Bajram Begaj.
Më pas, rreth orës 11:15 – 12:00 do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve.
Në orën 12:15, presidenti i KE-së do të takohet me kryeministrin Edi Rama,dhe së bashku pritet të zhvillojnë edhe një konferencë për shtyp.
Në agjendën e ndalesës së tij në Tiranë përfshihet dhe një takim me studentë nga Kolegji i Evropës dhe Universiteti i Tiranës dhe Ambasadorët e Rinj.
Agjenda e presidentit Costa nëpër vendet e rajonit vijon me një udhëtim drejt Prishtinës më datë 3 qershor, për t'u takuar me Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarët e partive opozitare.
Të enjten e 4 qershorit, Costa do të udhëtojë drejt Beogradit, ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiç, kryetaren e Parlamentit Ana Brnabiç dhe organizatat e shoqërisë civile. Turneu do të përfundojë në Mal të Zi, ku Presidenti Jakov Milatovic ka ftuar udhëheqësit në një darkë në Tivat për të festuar 20-vjetorin e rivendosjes së pavarësisë së vendit.
Më 5 qershor, Presidenti Costa do të bashkëkryesojë Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Tema qendrore e këtij samiti është "Prosperiteti dhe stabiliteti i përbashkët i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor"

