DOKUMENTI+EMRAT/ GJKKO vulos fatin e 23 kriminelëve që transportuan 650 emigrantë të paligjshëm, në total 104 vite burg
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për 23 persona të akuzuar si pjesë e dy grupeve kriminale që, sipas hetimeve, kanë ndihmuar në transportimin e mbi 650 emigrantëve të paligjshëm gjatë periudhës 2023–prill 2024.
Nga vendimi, 19 persona janë dënuar gjithsej me rreth 104 vite burg, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur të pafajshëm dhe janë liruar nga masa e sigurisë.
Sipas hetimeve, emigrantët kryesisht nga Bangladeshi dhe Kameruni kanë kaluar në mënyrë të paligjshme përmes Shqipërisë kundrejt pagesave që varionin nga 6 000 deri në 8 000 euro. Paratë dyshohet se janë paguar kryesisht në Dubai dhe më pas janë transferuar në Shqipëri përmes sistemit “Hawala”.
Emrat dhe vendimet e dhëna nga gjykata janë:
Endri Seiti – 12 vite burg (8 vite me gjykim të shkurtuar)
Luan Tafalla – 12 vite burg (8 vite me gjykim të shkurtuar)
Endrit Ismailaj – 9 vite burg (6 vite me gjykim të shkurtuar)
Arnold Shpata – 10 vite burg (6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar)
Altin Hasani – 2 vite e 6 muaj burg (lirohet nga qelia)
Edmond Braha – shpallet i pafajshëm (lirohet nga qelia)
Xhuljeta Çopa – 8 vite burg (5 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar)
Artur Mata – 9 vite burg (6 vite me gjykim të shkurtuar)
Artan Sulaj – shpallet i pafajshëm (lirohet nga qelia)
Luan Sulaj – 9 vite burg (6 vite me gjykim të shkurtuar)
Emmanuel Delphin Assako – 9 vite burg (6 vite me gjykim të shkurtuar)
Arba Hysenallari – 6 vite burg (4 vite me gjykim të shkurtuar)
Shkëlzen Matmuja – 9 vite burg (6 vite me gjykim të shkurtuar)
Faik Matmuja – 9 vite burg (6 vite me gjykim të shkurtuar)
Bukurosh Muja – 9 vite burg (6 vite me gjykim të shkurtuar)
Lulëzim Lami – 9 vite burg (6 vite me gjykim të shkurtuar)
Tomë Preka – 10 vite burg (6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar)
Xhuljo Krasniqi – 5 vite burg (3 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar)
Iglan Allici – 9 vite burg (6 vite me gjykim të shkurtuar)
Edmond Baklli – 9 vite burg (6 vite me gjykim të shkurtuar)
Arjel Hoxha – 5 vite burg
Orkid Pijaneci – shpallet i pafajshëm
Ermal Hoxha – shpallet i pafajshëm
Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe rolit të secilit prej të përfshirëve.


