PAMJET ME DRON/ Zvërneci 'ngre' qytetarët në këmbë, pjesëmarrje masive kundër projektit në brigjet e jugut

Protesta e thirrur kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonën e Zvërnecit ka vijuar edhe këtë të hënë në Tiranë.

Në tubim mori pjesë një numër i madh qytetarësh, të cilët u mblodhën përpara Ministrisë së Brendshme me pankarta në duar dhe thirrje kundër projektit. Mes tyre u dëgjuan slogane si “Shqipëria nuk është në shitje”.

Protesta zhvillohet në ditën e dytë radhazi dhe pjesëmarrja është më e madhe krahasuar me ditën e parë, sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve në terren.

Pas grumbullimit para institucionit, protestuesit pritet të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku kërkohet vëmendje për shqetësimet e ngritura lidhur me projektin në Zvërnec.

Tubimi është zhvilluar në mënyrë paqësore, ndërsa në zonë janë parë edhe forca të policisë për të mbajtur rendin gjatë lëvizjes së qytetarëve.