FOTO+VIDEO/ “Shqipëria nuk është në shitje” - Mbahet protesta e dytë në Tiranë për Zvërnecin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2026, 18:53
Ka nisur protesta e thirrur pasditen e kësaj të hëne para Minsitrisë së Brendshme, për të kundërshtuar ndërtimin e resortit gjigand turistik në zonën e Zvërnecit.
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur me pankarta në duar para institucionit qeveritar, nën thirrjet “Shqipëria nuk është në shitje”, ndërsa më pas pritet të drejtohen drejt Kryeministrisë.
Kjo është protesta e dytë e thirrur për këtë çështje, ndërsa protesta janë regjistruar edhe në Zvërnec , ku ka patur edhe përplasje të dhunshme me rojet private të sigurisë dhe protestuesve.

