Protesta kundër urdhrit për terapi hormonale/ Tubimi zhvendoset drejt Ministrisë së Shëndetësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2026, 19:28
Protesta e Koalicionit Pro Familjes është zhvendosur drejt Ministrisë së Shëndetësisë në Tiranë.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur dhe po marrin pjesë në protestë, e cila lidhet me kundërshtimin ndaj një urdhri të Ministrisë së Shëndetësisë për trajtimin me terapi hormonale për personat transgjinorë.
Gjatë tubimit, pastori Akil Pano u bëri thirrje pjesëmarrësve që të qëndrojnë në protestë dhe të mos tërhiqen, duke kërkuar mbrojtjen e fëmijëve dhe familjes.
Protesta po zhvillohet në formë marshimi nga organizata Koalicioni Pro Familjes dhe pritet të vijojë edhe në orët në vazhdim para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
