Nga Onkologjiku te terapitë hormonale/ Sejko: Shëndetësia ka mungesa bazë, ndërkohë diskutohen trajtime të tjera

Në një lidhje direkte për emisionin “Drejt” në Ora News, nga Londra u përfshi aktivisti Genc Sejko, i cili komentoi gjendjen e sistemit shëndetësor në Shqipëri dhe debatet e fundit publike mbi prioritetet e tij.

Debati është përqendruar te mungesat e raportuara në shërbimet onkologjike, si dhe te diskutimet mbi ofrimin e terapive hormonale në sistemin publik shëndetësor.

“Shqetësimi më i madh lidhet me faktin që një sistem shëndetësor që ka mungesa në shërbimet bazë për pacientët kronikë, përballet njëkohësisht me diskutime për terapi të tjera që konsiderohen zgjedhje personale.”-tha aktivisti.

Ai shtoi se debati duhet të fokusohet te shërbimet bazë që marrin pacientët në spitale, veçanërisht ata me sëmundje të rënda.

“Ka një ndjesi që vëmendja publike zhvendoset shpesh nga një çështje në tjetrën, ndërsa problemet kryesore të sistemit shëndetësor mbeten të pazgjidhura.”-u shpreh ai.

Diskutimet për gjendjen e sistemit shëndetësor vijojnë të jenë pjesë e debatit publik, sidomos pas raportimeve për mungesa në spitalet onkologjike dhe nevojën për përmirësim të shërbimeve bazë.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT" NË ORA NEWS: